Pas rrugës së Arbrit një tjetër firme shqiptare ka shfaqur interes për të ndërtuar me koncesion aksin Thumanë-Fushe Krujë-Vorë-Kashar.
 
Kompania Gener 2 ka paraqitur projektin, i cili parashikon ndërtimin e 20.8 km rrugë me një kosto totale prej 244 milion euro nëpërmjet programit 1 mld euro.
 
Sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës, kompania pritet të marrë bonusin nga qeveria për rezultatin teknik dhe financiar të projektit. Ndërtimi i rrugës do të nisë nga Thumana dhe do të vazhdojë deri në kryqëzimin e autostradës Tiranë –Durrës. Realizimi i këtij segmenti pritet të përmirësojë gjëndrën e trafikut por edhe infrastrukturën rrugore.
 
Në projekt parashikohet të ndërtimoren edhe 12 ura. Në bazë të programit 1 mld euro, kompania do të kryejë investimin me lekët e veta, ndërsa më pas do të marrë përsipër edhe ta mirëmbajë atë. Në bazë edhe te kontratës që do të lidhet mes palëve, do të specifikohet se si do të kryhen pagesa nga buxheti i shtetit, i cili do të jetë i shtrirë në vite.
 
Nëse ky koncesion do të gjejë miratim, ai do të jetë projekti i dytë që do të finalizohet nëpërmjet programit 1 mld euro të prezantuar nga qeveria.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re