Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën. 420 deputetë kanë votuar për heqjen e vizave ndërsa 186 ishin kundër, ndërsa 20 kanë abstenuar. Tanja Fajon, raportuesja për Kosovën, është shprehur e lumtur për këtë votim duke e konsideruar nje moment te rendesishem.

 

“Qytetarët e Kosovës janë një hap më afër lëvizjes pa viza në Evropë. E lumtur që kam marrë dritën e gjelbër nga Parlamenti Evropian me një shumicë për negociatat me Këshillin Evropian për liberalizim vizash për Kosovën. Përballja vazhdon me qeveritë e Bashkimit Evropian, dhe nuk do të ndalem deri ta arrijmë.Përpara votimit Fajon u bëri apel kolegëve të votojnë për lëvizjen e lire të qytetarëve të Kosovës, pasi ata kanë përmbushur detyrimet dhe e meritojnë.

 

Për heqjen e vizave është e domosdoshme që pajtimin ta japin dy institucione kyçe të BE-së, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare. Takimi i parë i grupit te punës pritet të mbahet më 17 shtator. Me tej çështja kalon në nivel të ministrave të brendshëm të unionit.

 

Më 18 korrik të këtij viti, Komisioni Europian vlerësoi se Kosova i kishte përmbushur kriteret, duke u hapur rruge lëvizjes se lire. Aktualisht, qytetarët e Kosovës, jane te vetmit në Ballkanin Perëndimor qe nuk lëvizin dot lirisht në zonën schengen.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re