Ditët e fundit, qytete të ndryshme ku ish kryeministri Sali Berisha ka mbajtur takimet e tij të quajtura ndryshe dhe “foltore”, kanë bërë publike emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në datë 11 dhjetor.
Të nesërmen, në mesditë në orën 12:30, krerët e degëve të PD në Kavajë, Rrogozhinë dhe Vorë do të bëjnë publike emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD duke deklaruar publikisht mbështetjen e tyre ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.
Njoftim i plotë nga Partia Demokratike në kuadër të ‘foltores’:
Te premten, dt. 3 Dhjetor, ne oren 12.30, deget e PD-se Kavaje, Rrogozhine dhe Vore do te lexojne emrat e delegateve qe kane firmosur formularin per mbledhjen e Kuvendit Kombetar me date 11 Dhjetor.
Leximi i emrave do te behet ne seline e PD-se.
Ftojme mediat te marrin pjese. Faleminderit.
…
/faxweb