Një tjetër makinë është djegur në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 te kësaj te marte. Sipas policisë, makina është në pronësi të 20-vjeçarit Eljot Sulçaj. Si pasojë e flakëve, makina është dëmtuar në pjesën e përparme.
 
Ende nuk dihet nëse zjarri ka qene i qëllimshëm apo behet fjale për një ngjarje aksidentale. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërkohe pronari i mjetit ka konfirmuar se nuk ka pasur konflikte me persona te tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re