Gjatë mbrëmjes së sotme pritet të zhvillohet sërish mbledhja e Këshillit Politik.

Në mbledhjen e parashikuar për në orën 19:30 minuta, opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa ende nuk dihet vendimi i mazhorancës.

Mbledhja e Këshillit Politik është thirrur nga OSBE-ja.

Palët kanë arritur marrëveshje deri më tani për identifikimin elektronik biometrik, çka do të thotë se votuesit do të japin shenjën e gishtit, në mënyrë që të shmanget votimi familjar apo votimi për ata që janë jashtë.

Ndërkohë, një nga ngërçet kryesore është depolitizimi i komisionerëve të zgjedhjeve, ku socialistët propozojnë që këtë proces ta kryejnë punonjës të administratës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re