Një tjetër mrekulli është shënuar nga post-tërmeti në Turqi, kësaj here me në qendër një lopë.

Grupet e shpëtimi në terren shpëtuan kafshën e urtë, e kolme dhe bujare 17 ditë pas qëndrimit të saj nën rrënoja, e pamundur me logjike njerëzore.

Ekipet e bashkisë Golcuk e nxorrën lopën fatlume nga rrënojat në Antakya, Hatay.

Ekipet bashkiake janë ende në terren duke punuar për pastrimin e zonës së prekur nga tërmetet.

Për të eliminuar rrezikun e infektimit, ekipet varrosin kafshët që u gjetën të ngordhura në hambarë.

Por ndërkohë, nën rrënojat e një ndërtese kanë dëgjuar një zhurmë.

Dhe gjatë gërmimit kanë gjetur një lopë, të cilën e kanë nxjerrë zvarrë. Në kontrollin veterinar është konstatuar se gjendja shëndetësore e lopës është e mirë. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re