TIRANË- Një tjetër murale i është shtuar kryeqytetit shqiptar, e cila do të inaugurohet mbrëmjen e sotme. Autori italian Tellas vjen me muralen “Adriatiku”, murale kjo, e cila prezanton marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë.
Drejtori për eventet në Bashkinë e Tiranës, Henril Çule, shpejgoi domethënëin e kësaj murale që i shtohet Tiranës në akundër të Javës së kulturës italiane.
“Autori ka dashur të shpreh bashkëpunimin, afërsinë dhe marrëdhëniet që në këtë kohë janë në pikën më të mirë mes Shqipërisë dhe Italisë. Distanca e ngushtë që na ndan midis dy vende, me atë rrip deti, është Adriatiku, dhe Adriatikun artisti është munduar ta sjellë në këtë mur. Kjo punë e artistit italian përkon me javën e kulturës italiane”, tha ai.
Ai theksoi se është fat për Tiranën, që të ketë një murale të autorit italian Tellas.
“Tellas është fat që e kemi këtu, ka lënë gjurmët e tij në muret e Italisë. Ka bërë disa punë shumë të bukura në Torino, që ishte një ndër punimet e fundit, por dhe jashtë Italisë. Patëm këtë bashkëpunim me ambasadën me Institutin Italian të Kulturës që ka qenë promotor i këtij eventi që është ”muralfest”, tha ai.
Ndërkohë Çule zbuloi për Abc News se muralja e Messit do të inaugurohet pak ditë më vonë, por pa treguar më shumë detaje.
“Përveç se tu japim ngjyrë pallateve, t’ju japim art dhe kulturë dhe të jenë pika atraksione për turistët që vijnë këtu. Ti kenë këto pika dhe këto copëza arti, që kemi pasur fatin t’i kemi këtu. Një ndër punimet, ishte murali i Messit, i cili do të përmbyllet brenda pak ditësh dhe do bëhet inaugurimi i këtij murali, por do ta lëmë për disa ditë më vonë”, tha ai.