Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe gruaja e tij, Carrie Symonds, patën fëmijën e tyre të tretë.

Konkretisht, çifti mirëpriti djalin e tyre të dytë, Frank Alfred Odysseus Johnson, ose thjesht Frankie, siç do ta thërrasë familja e tij.

Gruaja e dytë e Johnson e bëri njoftimin përmes Instagramit, një platformë ku ajo ndau fotot e të porsalindurit.

Është fëmija i tretë për Carrie dhe i teti për Boris.

Bashkëshortja 35-vjeçare e ish-kryeministrit, e veshur me një fustan të bardhë, shihet duke mbajtur në dorë foshnjën duke e shikuar me adhurim.

Zonja Johnson shkroi në rrjetet sociale:

“Mirë se erdhe në botë Frank Alfred Odysseus Johnson, i lindur më 5 korrik në orën 9:15. Jemi të gjithë në ekstazë.”

35-vjeçarja Carrie ka falënderuar edhe mjekët që i kanë qenë vazhdimisht pranë.

Ish-kryeministri Johnson ka katër fëmijë nga martesa me avokaten Marina Wheeler.

Përveç kësaj, ai ka një fëmijë të pestë me konsulentin e artit Helen McIntyre.

Në maj, zonja Johnson njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë. Ajo ndau lajmin e saj të shtatzënisë në Instagram dhe tha se ishte ndjerë “shumë e lodhur” për tetë muajt e fundit, duke shtuar:

“Mezi presim ta takojmë këtë vogëlushin”, pas disa javësh.

Dy vjet më parë, Johnson, duke iu referuar fëmijëve të tij, me shaka u tha gazetarëve:

“Unë kam gjashtë fëmijë dhe ndërroj shumë pelena”. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re