Skip to content

Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi! Burri shqiptar ther për vdekje gruan, tenton të vetëvritet

policia greke

Tjetër ngjarje tragjike në Greqi, ku një tjetër grua shqiptare vritet! Mediat greke raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, në malin Rodop e goditi për vdekje gruan e tij me thikë dhe më pas u përpoq t’i jepte fund jetës së tij.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një çift, prindër të dy fëmijëve. Po ashtu raportohet se ka qenë vajza e madhe e çiftit ajo që njoftoi Policinë Kombëtare Greke. Gruaja u dërgua në spital, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Burri, i cili thuhet se është 58 vjeç, u vetëplagos me thikë.

Ai u dërgua në spital, ku po trajtohet nën mbikëqyrje. Incidentet midis çiftit u regjistruan përsëri në fillim të vitit 2022 në Heraklion të Kretës . Gruaja më pas kishte ngritur padi kundër burrit të saj për kërcënim. Burri ishte arrestuar më pas në kontekstin e një ndalimi rrugor për dhunë në familje. Hetimet e policisë për rrethanat e sakta në të cilat ndodhi krimi janë në kulmin e tyre.