Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, tha se lloji Omicron i koronavirusit e kishte zhvendosur pandeminë në kontinent në një fazë të re që mund të shënojë gjithashtu fundin e pandemisë.

Kluge tha se lloji Omicron mund të infektojë 60 përqind të evropianëve deri në mars, gjë që mund të jetë gjithashtu një “dritë në fund të tunelit” kur bëhet fjalë për pandeminë COVID-19.

“Është e mundur që Evropa po shkon drejt një lloj fundi të pandemisë”.

Sapo soji aktual Omicron, i cili po përhapet në të gjithë Evropën, të fillojë rënien e tij, do të ketë edhe disa javë dhe muaj të tjerë imuniteti global. Ajo do të ndërtohet ose falë vaksinës ose sepse njerëzit kanë imunitet nga virusi i kontraktuar më parë”, tha Kluge.

Ai thekson se është realiste të pritet që COVID-i mund të kthehet në fund të vitit, por jo domosdoshmërisht si një “fenomen pandemik”.

“Ne presim që të ketë një qetësi përpara se koronavirusi të kthehet në fund të vitit, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se pandemia do të kthehet”, tha Kluge.

Kur bëhet fjalë për variantin Omicron, studime të shumta kanë treguar se në përgjithësi ky lloj i koronavirusit çon në infeksione më pak të rënda. Si rezultat, janë ngritur shumë shpresa se COVID-19 së shpejti mund të bëhet një sëmundje endemike që, si gripi sezonal, është shumë më e lehtë për t’u kontrolluar.

“Flitet shumë për endemikë, por endemik do të thotë gjithashtu se është e mundur të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Ky virus na ka befasuar disa herë, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha Hans Kluge. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re