Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas dhjetë ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID-19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale.

Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re