E ashtëquajtura “Foltore”, vijon të na prezantojë pas çdo turi me personazhë epikë të cilët marrin mikrofonin për të adresuar mesazhin e tyre.

Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze ka ironizuar një prej tyre që u shfaq në takimin e fundit të Sali Berishës me demokratët e Kamzës.

Edhe pse u prezantua si aktiviste e PD, gazetari Baze ka publikuar një shënim të shkruar po nga ajo para zgjedhjeve ku militon për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

“Ky Rama më duket se po i çon tifozet e veta tek Doktori”, ironizon Baze teksa ndan shënimin e aktivistes.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png