Dhjetë persona u vranë të hënën në një dyqan në qytetin Boulder, Colorado, masakra e dytë në SHBA në më pak se shtatë ditë.

Shefi i Policisë së Boulder Maris Herold konfirmoi se dhjetë njerëz u vranë në sulmin ndaj dyqanit King Soopers dhe se mes tyre ishte oficeri i policisë 51-vjeçar Eric Talley i cili ishte i pari që reagoi ndaj të shtënave.

Kur sulmuesi filloi të qëllonte, klientët dhe punonjësit e tmerruar filluan të iknin nëpër dyqan, pasi ekipet e shumta të policisë filluan të mbërrinin në vendin e ngjarjes, rreth tre milje nga kampusi i Universitetit të Kolorados.

Autori shtë arrestuar, tha policia më herët, duke vënë në dukje se motivi për dhunën, i cili ndodhi rreth orës 3 pasdite në një dyqan ushqimesh në zonën Boulder, një qytet rreth 45 km në veriperëndim të Denver, është i panjohur.

Videot nga skena e transmetuar nga stacionet televizive lokale treguan një burrë me mjekër me pantallona të shkurtra bokseri duke u prangosur dhe duke e hedhur në një ambulancë. Sipas atyre regjistrimeve, duket se i dyshuari kishte një këmbë të përgjakur.

Kjo është e shtëna e dytë masive në SHBA në shtatë ditë, pas një të shtëne në një sallon masazhesh në Atlanta që vrau tetë persona të martën e kaluar, përfshirë gjashtë gra me origjinë aziatike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re