Pas njeriut që drejton jetën katolike të Vlorës, në Xhaminë e Plumbit në këtë qytet ka qenë dhe ai që drejton jetën ortodokse.

Kjo pasi xhamia e njohur në zemër të qytetit të Pavarësisë u përmbyt rëndshëm të premtene kaluar, ditën kur në fakt u përmbyt e gjithë Vlora.

“At Kostandin Prifti, përfaqësues i Kishës Ortodokse Vlorë, vizitoi xhaminë e Plumbit ku u prit nga Myftiu i Vlorës Ardit Hoxhllaku.

At Kostandini pasi shprehu keqardhjen për përmbytjen që ndodhi si në xhaminë e Plumbit ashtu dhe në kishën ortodhokse, theksoi se duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Myftiu e falenderoi për vizitën dhe i shprehu mirënjohjen, ndër të tjera tha se shembulli më i bukur i harmonisë fetare tregohet pikërisht në ratset e vështira”, thuhet nga Myftinia e Vlorës, e cila nga ana e saj shprehet e gatshme të ndihmojë kishën.

“Gjithashtu ne jemi të gatshëm për të kontribuar në çdo kohë në normalizimin e kishës në mënyrë që të jetë funksionale sa më shpejt”, thekson institucioni që drejton jetën islame të Vlorës. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re