Ura mbi Drin në hyrje të Kukësit, aty ku Rruga e Kombit vjen e përfundon në sistemin hinkë, u bllokua tërësisht nga një dyzinë trajlerash me materiuale të rënda që po udhëtonin drejt Kosovës. Kjo bëri që shumë automjete të ngecin në vend e drejtuesit të dalin në rrugë të nervozuar.

Pra, nuk bëhet fjalë për ndonjë protest të re, aty ku pak kilometra më larg, muaj më parë, iu vu zjarri vendpagesave të rrugës. Policia është përpjekur të menaxhojë situatën për ta bërë urën të kalueshme pa dyndje të madhe automjetesh, por nuk ia ka dalë të evitojë një situatë të pazakontë.

Në kontratën e shtetit me koncensionarin që do të vilte pagesën e rrugës, është dhe ndërtimi i një ure të re mbi Drin që i përgjigjet standartit me katër korsi.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re