Një tjetër rast mbytjeje në detin Adriatik. Siç njofton Policia e Durrësit, sot rreth orës 18:00, një 60-vjeçare me inicialet F.,ZH, dyshohet se është mbytur duke u lartë në det.

Me fillimin e sezonit turistik, pas karantinimit, në bregdetin e Durrësit dhe të Shëngjinit, janë shënuar disa raste mbytjesh.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetësja F.Zh., 60 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re