Një tjetër rast pozitiv me Covid 19 në Pogradec. Bëhet fjalë për një grua rreth 50-vjeçe, kontakt i afërt me një infermiere në konsultoren e këtij qyteti.

Me rastin e sotëm numrit të infektimeve në këtë qytet shkon në nëntë. Pak ditë më parë, pozitivë me COVID-19 rezultuan një mjek dhe katër infermiere në konsultore.

Burimet bëjnë të ditur se pas këtyre rasteve janë dërguar drejt kryeqytetit 21 tampone ku ka dalë pozitiv vetëm një.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re