Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David Mcallister ka reaguar përmes një shënimi në Twitter pas deklaratave të socialistëve se Kodi Zgjedhor do votohet ditën e nesërme.

Teksa shpreh shqetësimin për këtë vendim, Mcallister thotë se ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë edhe më tej klimën e mosbesimit , çka do të ishte joproduktive për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

Postimi i plotë:

Shumë i shqetësuar se, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që të presin një mendim të Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të #Shqipërisë është caktuar për nesër.

Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re