Patrick Voller, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PPE, ka reaguar pas votimit në Parlament të ndryshimeve kushtetuese të cilat i quan “të njëanshme”.

Me një mesazh në twitter, Voller shkruan: “Shumë i trishtuar që ndryshimet e fundit kushtetuese të votuara nuk u kryen në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Nevojitet të rregullohet në kodifikim”.

Reagimi i Voller vjen në vijim të disa reagimeve të faktorit ndërkombëtar, që kanë shprehur keqardhjen që sipas tyre “ndryshimet kushtetuese u bënë në mënyrë të njëanshme, duke injoruar thirrjen e tyre, për dialog, konsensus dhe gjithëpërfshirje”.

Apeli i tyre është që reflektimi i këtij ndryshimi në Kodin Zgjedhor të bëhet me konsensus dhe palët të vijojnë punën në Këshillin Politik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re