ITALI- Një sasi e madhe droge është kapur sot në Itali. Kështu pas 1 ton droge në Spanjë, policia italiane sekuestroi 2 ton në detin Adriatik, ndërsa në pranga ranë 4 shqiptarë.

Në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga Guardia Di Financa sot gjatë natës, përveç sasisë së madhe të hashashit, u sekuestrua edhe një kallashnikov. Aksioni u mbajt në afërsi të Salentos, ndërkohë që policia u vu në ndjekje të një mjeti lundrimi.

Ndonëse ky i fundit nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, Guardia Di Financa arriti ta ndalonte anijen. Katër shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, do të mbrohen nga avokati Cosimo Rampino.Të tjera detaje pritet të dalin në dritë nga operacioni në fjalë.

Sakaq, në Spanjë u arrestuan 2 shqiptarë, pasi u kapën duke transportuar 1 ton drogë, ndërsa ishin pjesë e një grupi të strukturuar.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re