Ditmir Bushati ka folur përsëri për shansin e ri në Partinë Socialiste.
Ai thotë se përmirësimi i debatit politik duhet të vazhdojë nga PS.
“Ju falenderoj për interesin që keni për asamblenë. Shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për Partinë Socialiste.
Kam përshtypjen që në fjalën e tij Rama e cilësoi që ka vend për të përmirësuar debatin politik dhe përmirësimi i hapësirës së debatit politik duhet të vazhdojë nga Partia Socialiste”, tha Bushati.(TemA)
