VLORE- Pas ngjarjes në Tiranë, ku një 30-vjecar u vra pas një sherri me thikë, një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur në Vlorë. Një i ri është plagosur me thikë pas një sherri në një lokal.
Njoftimi i plote:
Më datë 12.10.2018, në orën 08:33, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë pranë një lokali ka ndodhur një konflikt verbal duke përfunduar në konflikt fizik.
Nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar, dyshohet me mjet prerës “thikë” shtetasi I.S, 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë pas hetimeve të menjëhershme kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen e autorit si dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë Vlorë.
Po kryhen veprimet proçeduriale për arrestimin e shtetasit Xh.A, 18 vjeç, banues në Vlorë. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta midis disa të rinjve.
Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave.



