Shefi i qeverisë sllovene ripostoi një mesazh që përcillte një fragment nga “Manifesti Komunist” i K. Marksit dhe F. Engelsit, ku bëhen shpifje kundër Kuranit Famëlartë.

Komuniteti Islam Sllovenisë e dënoi me forcë një qasje të tillë ndaj librit të shenjtë.

“Ne jemi të befasuar nga fakti që Kryeministri i Republikës së Sllovenisë shpërndau një «cicërimë» në «Twitter», e cila thoshte se Kurani është libri që shkaktoi më shumë vdekje, vuajtje, shtypje, varfëri dhe prapambetje shoqërore.

Ne e dënojmë me forcë këtë mënyrë të trajtimit të Librit të Shenjtë dhe krahasimin e thjeshtuar të propagandës me Manifestin Komunist. Ne jemi të bindur se vendi që përgatitet të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian duhet të kujdeset që të respektojë fetë, kulturat dhe bazat e tjera mbi të cilat u themelua BE-ja. Librat e Shenjtë, të tillë si Teurati, Ungjilli, Psalmet dhe Kurani janë zbuluar e shkruar në një kontekst historik që është i ndryshëm nga bota moderne, por kanë mesazhe që janë të rëndësishme për të gjithë njerëzimin. Prandaj ne presim më shumë respekt në hapësirën publike nga pushtetarët që të mos përdorin pushtetin për të nxitur urrejtje”, deklaroi Komuniteti Islam Sllovenisë përmes një njoftimi për shtyp.

Jansa pati ngjallur një reagim të madh edhe në janar, kur përdori shprehje fyese ndaj Islamit në një tjetër postim në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re