Tetë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdèkjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

Numri i rasteve të konfirmuara që nga 13 marsi ka arritur në 11 mijë e 130 raste, me gjithsej 381 raste të vdèkjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re