Shqipëria ka shënuar një tjetër shifër rekord të infektuarish gjatë 24 orëve të fundit ku janë bërë 501 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 102 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë dhe Pukë, 3 raste në Mirditë, nga 2 raste në Berat, Elbasan, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.

Gjendja në të dy spiíalet Còvid paraqitet sèrioze pasi vijon të ketë shtrime të reja. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spítalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re