Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka sqaruar edhe një herë punëdhënësit rreth pages së luftës 40.000 lekë.  Deri me datën 5 qershor priten aplikimet e punëdhënësve në kompanitë me xhiro mbi 140 milionë për disa dhjetra mijëra punonjës të tjerë, që nuk e kanë marrë ende atë që takon.

“Brenda datës 5 qershor presim aplikimet e punëdhënësve në kompanitë me xhiro mbi 140 milionë për disa dhjetra mijëra punonjës të tjerë, që nuk e kanë marrë ende atë që takon. Në të kundërt punëdhënësit do të sanksionohen dhe punonjësve do t’ua çojmë direkt në llogari 400 mijë lekëshin!”, tha ajo.

Pas vizitës në disa biznese në Paskuqan, përfitues të Paketës së Zgjeruar, Ibrahimaj tha se sot janë 111 mijë e 898 individë që kanë përfituar 40,000 lekë nga Paketa e Zgjeruar dhe 64 mijë e 964 individë kanë përfituar Pagën e Luftës nga Paketa e Parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re