Skip to content

Tjetër takim Berisha-Bardhi/ Tryeza e përbashkët mes deputetëve do të mbahet në Kukës

Deputetët demokratë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Gazment Bardhit do të mbajnë takimin e radhës mes tyre ditën e martë.

Takimi do të mbahet në qytetin e Kukësit, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të përsëriten në këtë bashki, raporton News24.

Ndërkohë pritet që tryeza e deputetëve të opozitës të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa vendi nuk është caktuar ende.

Kujtojmë që deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë vendosur të bashkohen, duke unifikuar aksionin e tyre parlamentar dhe politik, pas më shumë se dy vitesh përplasje mes njëri-tjetrit.

Në këto takime, të cilat tashme janë bërë të shpeshta nuk marrin pjesë deputetët që mbështesin Lulzim Bashën.

“”