Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në Kolonjë.

 

Pjesa e brndshme e pyllit të qytetit të Ersekës është përfshirë nga flakët.

 

Nga ana e zjarrëfikësve është bërë e mundur kufizimi I flakëve, duke ruajtur kështu kyurorën e pishave.

 

Deri në orët e para të mëngjesit, forcat zjarrfikëse u përballen me flakët të cilat u përhapën ne rreth dy dynym sipërfaqe.

 

Është hera e katërt brenda 1 jave që zjarri i qëllimshëm tenton të kthejë në hi mushkëritë e qytetit.

 

Dy mjete zjarrfikëse dhe 10 punonjës u vunë në dispozicion për shuarjen e flakëve prej orës 22:50 deri në orën 00:45.

 

Të shumta kanë qenë rastet në vend kur vatra të zjarrit janë ndezur qëllimisht nga persona të ndryshëm por ende nuk janë kapur apo identifikuar autorët e zjarreve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re