Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 një gardist në Tiranë. Mësohet se gardisti, i moshës 58-vjeçare, u shtrua vetëm dy ditë më parë në spitalin Covid 2 në kryeqytet, dhe gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të menjëhershme.
Kujtojmë se po sot në spitalin Covid 2 ndërroi jetë dhe një mësues 39-vjeçar nga qyteti i Shkodrës, për të cilin familjarët kishin apeluar që ta dërgonin për kurim në drejtim të Turqisë.
Të dy rastet pritet që të konfirmohen në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila është zhvendosur pasdite, pas shtimit dhe të një laboratori për kryerjen e testimeve.
Ndërkohë që deri dje në vendin tonë ishin konfirmuar 138 víktima si pasojë e Covid 19, ndërkohë që situata paraqitet e rëndë dhe sa i takon numrit të të shtruarve në të dy spitalet Covid.
Kujtojmë që dje u shënua dhe numri më i madh i rasteve ditore në një ditë, plot 126 të tilla.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
