Operacioni i ditës së sotme ku u arrestuan disa zyrtarë dhe qytetarë në Sarandë sa i takon tjetërsimit të 10 mijë metër katrorëve tokë, vijon ende.

Mes të arrestuarve, si një prej përfituesve është shtetasi 61 vjeçar, Fredi Mërkuri i cili mësohet se është punonjës pranë ndërmarrjes së Shërbimeve në Bashkinë e Sarandës. Sipas burimeve në emrin e tij rezulton të jetë lëshuar një certifikatë pronësie për një truall 1500 m2 në korrik të vitit 2020 nga ana e Hipotekës së Sarandës.

Përfitues rezultojnë të jenë edhe dy tregtarë Argondia Caraj, 55 vjeçe dhe Viktor Llomi.

Këta persona kryenin falsifikimin e dokumenteve të pronësisë duke pretenduar se i kishin përfituar nga bashkia me vendim të këshillit bashkiak dhe më pas i regjistronin në Hipotekë.

Hipotekimet janë bërë në vitin 2020, më pas Hipoteka i dërgon shkrese Bashkisë që të verifikojë dokumentacionin e këtyre personave brenda 1 muaji, dhe nëse Bashkia nuk kthen përgjigje, Hipoteka e regjistron automatikisht.

Kjo ka ndodhur edhe në këtë rast, ku Bashkia nuk i ka kthyer përgjigje Hipotekës, duke i hapur rrugë kësaj të fundit për të regjistruar këto prona.

Në këtë mënyrë janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetas të ndryshëm rreth 10.000 m2 truall. Dokumentacioni në lidhje me këto prona ka më shumë se një vit që është sekuestruar nga Prokuroria, madje ASHK i ka bllokuar ato si prona, por duket se për t’u finalizuar hetimi, është dashur ardhja e prokurorit Kledian Llaho.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re