Skip to content

Tjetërsimi i pronave në bregdet, arrestohet topografi 83-vjeçar

640 0 1748630559x640 0 1722676589xpoliciaaa 820 876 2

Lezhë – Topografi 83-vjeçar Luigj Paloka i dënuar me 5 vite burgim nga Apeli i GJKKO ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.

Mësohet se Paloka është dënuar për “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin Luigj Paloka, 83 vjeç, banues në fshatin Balldre, të cilin kjo Gjykatë e ka dënuar me 5 vjet burgim, në kuadër të një procedimi për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.