Policia e Vlorës ka finalizuar ditën e sotme operacionin policor të koduar “Himara”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 6 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Policia po ashtu ekzekutoi masat “Detyrim përparaqitje në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”, për shtetasin Irakli Gjicali, 68 vjeç, banues në Himarë.

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

Vasilllaq S.trakosha, 67 vjeç, banues në Vlorë;
Edmond Marko, 51 vjeç, banues në Himarë;
Pandeli Prifti, 42 vjeç, banues në Himarë;
Zaho Bollano, 58 vjeç, banues në Himarë;
Aleks Bifsha, 64 vjeç, banues në Vlorë;
Elton Marku, 41 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet aktualisht në IEVP Vlorë, i arrestuar më parë, për një tjetër vepër penale.

NJOFTIMI

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Himara”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave.

Operacioni pas një hetimi disa mujor, i nisur nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Ekzekutohen 7 masa sigurie si dhe shpallen në kërkim 3 shtetas që nuk u gjetën gjatë operacionit.

Operacioni i kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Himarë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i një hetimi disa mujor, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Himara”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë për veprat penale “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, si më poshtë:

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
V. S., 67 vjeç, banues në Vlorë;
E. M., 51 vjeç, banues në Himarë;
P. P., 42 vjeç, banues në Himarë;
Z. B., 58 vjeç, banues në Himarë;
A. B., 64 vjeç, banues në Vlorë;
E. M., 41 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet aktualisht në IEVP Vlorë, i arrestuar më parë, për një tjetër vepër penale.
U ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim përparaqitje në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”, për shtetasin I. Gj., 68 vjeç, banues në Himarë.

Po kështu u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

S., 68 vjeç, banues në Himarë;
A. K., 64 vjeç, banues në Himarë;
K. DH., 68 vjeç, banues në Himarë.

Nga hetimet ka rezuluat se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre, dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, vulave, stampave e formularëve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në
bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e kanë kaluar në pronësi të tyre, ose shitur tek persona të tjerë, duke përfituar shuma të konsiderueshme të hollash.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Më herët Gjykata njoftoi se janë konfiskuar mbi 2000 m2 tokë në Himarë në emër të shtetasit me inicaialet A.K.

NJOFTIMI

Gjithashtu, po në funksion të këtij procedimi penal penal nr.1341 të vitit 2021 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.505, datë 10.12.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur: 

“Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros për pasuritë e  mëposhtme:

Pasuria e regjistruar në nenin hipotekor nr.718, datë 07.08.2021 Z.K.1952 Himarë, sipërfaqe prej 800 m² rregjistruar në emër të A.K..

Pasuria e regjistruar në nene hipotekore nr.244, datë 07.04.2021 Z.K.1952, Himarë  sip. prej 1292 m² rregjstruar në emër të A.K.”

Hetimet për këtë procedim penal vijojnë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re