Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim dy biznesmenë, në kuadër të operacionit të djeshëm të Prokurorisë për tjetërsimin e një toke 10 mijë metra katrorë, ku u arrestuan disa zyrtarë.

Në kërkim janë shpallur biznesmenët Behar dhe Bedri Muçobega, si të përfshirë në skemën korruptive të tjetërsimit të kësaj prone.

Sipas policisë, biznesmeni 40-vjeçar Behar Muçobega akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ndërsa i vëllai Bedri Muçobega, 50 vjeç, akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ditën e djeshme u arrestua drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, Pandi Zhonga, së bashku me juristen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj si dhe Aleko Anagnostin, noter.

Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë tjetërsuar një pronë prej 10 mijë metra katrorë duke ua dhënë personave të ndryshëm që më pas kanë ndërtuar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re