Nje nga ngjarjet me te renda qe lidhet me zhdukjen e dokumentave te pronesise ne kuader te tjetersimit te pronave qe po ndodh prej vitesh ne Sarande, ka 13 vite qe ka ngelur pa autor.

Ne 4 prill 2009, persona te paidentifikuar shqyen dyert e zyres se Kadastres se qytetit dhe arriten te marrin prej saj kasaforten ku ndodhej dokumentacioni i pronave, rregjistrat themeltare si dhe dokumentat të cilave u janë referuar punonjësit e kadastrës që nga viti 1990.

Nga Tirana ate diten mberriten me helikopter eksperte te kriminalistikes per kqyrjen e vendit te ngjarjes ndersa nje dite me pas mberriten nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit dhe Drejtoria e Policise Qarku Vloreeksperte te krimit ekonomik per kontrollin e vendimeve te dhena pas viteve 1990 nga Hipoteka, sidomos ato vendime qe konsideroheshin problematike. Megjithate prej 13 vitesh kjo ngjarje mbetet ende e pazbardhur dhe nuk dihet se sa ato dokumenta i kane sherbyer krimit ndaj pasurise ne Sarande.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re