Gazetarja, Klodiana Lala teksa ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut aktual të Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për tjetërsim pronash, ka treguar disa raste të tjera të pazakonte që lidhen me tjetërsimet e pronave.

E ftuar në “Open” Lala tha  se masakra me pronat ka nisur prej viti 1991 dhe vazhdon ende, ndërsa solli edhe një rast me një emër të njohur në zonën e Sukthit në Durrës.

“Ishte një kriminel në Durrës. Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi, alis Rrumi. Rrum do të thotë misër i djegur. Ai i kishte dhënë para avokatit të shtetit që të mos kundërshtonte në gjykatë një vendim gjyqësor.

Në momentin që e fitoi pronën që duhej, e kishte rrahur dhe kishte marrë paratë mbrapsht. Të dy janë nën akuzë për korrupsion. Ose rasti i Pëllumb Gjokës. Kishte marrë sipërfaqe të mëdha toke nëpërmjet falsifikimin. Kishin marrë edhe rërën dhe e kishin kthyer në tokë truall”, tha Lala.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re