Analisti Arion Sulo është shprehur se maxhoranca arriti të fitojë thellë zgjedhjet e 14 majit, pasi sipas tij u tjetërsua vota dhe u ndryshua vullneti i qytetarëve.

Komëntet Sul i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se tjetërsimi i votës nisi që përpara zgjedhjeve me patronazhistët, aktivistët, heqjen e logos së PD, heqjen e emrit të Berishës nga fleta e votimit, etj.

“Shqiptarët kanë votuar 38 % kur në zgjedhjet e kaluara kanë votuar 45 %. Kemi një rënie të ndjeshme të pjesëmarrjes dhe PS ruan kuotat e veta. Askush nuk priste që opozita të kishte një fitore. Për arsyen e mjeteve dhe mekanizmave dhe gjithë formatit që u bënë zgjedhjet. Ne kemi fitore të maxhorancës në jug, por me rënie të votave dhe në veri PS ka rritur votat. Mesazhi ka qenë për të gjithë klasën politike. Mesazhi i zgjedhjeve është një mesazh kur zgjedhejt janë të ndershme, të lira dhe të barabarta. Mjetet që u përdorën para dhe gjatë fushatës, kanë bërë që vullneti i qytetarëve të jetë i tillë që ne të mos kemi një mesazh. Bashkia e Kuçovës humbet kandidati i opozitës për një grusht votash, për shkak të përçarjes.

Tjetërsimi filloi që para zgjedhjeve duke hequr logon, duke hequr emrin e Berishës nga fleta e votimit, duke hequr financimet, komisionerët, numëruesit, etj. Gjithë ndërhyrja te zgjedhejt është bërë përpara me patronazhistët dhe aktivistët. Ditën e zgjedhjeve ka pasur një prani të shtuar të këtyre personave në qendrat e votimit dhe të numërimit të votave. Ne kemi rritjen e pensioneve dhe pagave në fushatë elektorale që është e ndaluar me ligj. Dëmshpërblimet e tërmetit, etj.

Pjesa e joshjeve është me legalizime, me vënie gjobash, me mosheqje gjobash. Hipotekat kanë qenë të hapura gjatë ditës së shtunë, për çfarë? Për të dhënë lejet e fundit. Demokrati më i madh të jetë, nëse ti çon lejen e legalizimit, çfarë do të bëjë?”, u shpreh Sulo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re