Ish-zyrtari i Bashkisë së Rrogozhinës, Artur Tosku është arrestuar ketë te marte. Tosku, i cili ka qene kryeinspektor i bashkisë ishte në kërkim qe prej fillimit te vitit si i përfshire në skemën e tjetërsimit te pronave ne bregdetin e Spillese. Mbi te rendon akuza e shpërdorimit te detyrës. Ne fillim te vitit policia arrestoi disa zyrtare te Bashkisë se Rrogozhinës, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin tjetërsuar një sipërfaqe toke prej 110 mije metra katror ne bregdetin e Spillese dhe fshatrat përreth, duke ndryshuar statusin nga “toke pa frut” ne “toke are”. Zyrtaret e arrestuar nga policia kishin bere me pas ndarje te paligjshme te kësaj sipërfaqeje toke ne interes te tyre dhe personave te tjerë.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re