Gazetari Aldo Kozarja për Panorama Tv ka dhënë detaje në lidhje me një pajisje e cila u gjet sot në qendrën e votimit në shkollën 9-vjeçare “Bardhyl Popa” në Elbasan, për të cilën opozita pretendon se kjo e fundit tjetërson votat për kandidatët për kryetarë bashkie duke u numëruar për kandidatin tjetër.

Capture

Në një lidhje live për ‘Panorama’, gazetari tha se Prokuroria e Elbasanit ka ndërhyrë menjëherë dhe se së bashku me policinë e kanë sekuestruar këtë pajisje për të konfirmuar nëse pretendimi i opozitës është i vërtetë ose jo.

Si është e vërteta e pajisjes, çfarë ka ndodhur?

Unë kam komunikuar me të dy kandidatët, konfirmoj se prokuroria dhe policia e Elbasanit kanë ngritur një grup hetimor dhe e kanë sekuestruar këtë pajisje, ku do të vendoset nëse ka ndikuar ose jo në procesin e votimit. Unë e kam parë pajisjen dhe është e ngjashme me atë që është përdorur për votimin elektronik.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re