Gjykata ka lënë sot në burg ish-drejtorin e Kadastrës në Durrës, Ardi Iljazi si dhe ish- kreu e komunës Sulejman Ibrahimi, pasi akuzohen se tjetërsuan pronat në Gjirin e Lalzit.

Po ashtu Gjykata e Durrësit ka lënë në burg edhe Mikel Zaho, jurist pranë Kadastrës si dhe ish-juristi Bledar Zerva, të cilët akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Kujtojmë se në lidhje me abuzimin në fjalë u arrestuan 18 persona të cilët akuzohen për tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë tokë shtetërore kryesisht në zonën turistike gjiri i Lalzit dhe Kepit të Rodonit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re