Raportohet se gruaja është vrarë nga bashkëshorti i saj rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Worchester të Amerikës, ku një shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij në sy të vajzës dhe prindërve.

Bruna Flamuraj është vrarë nga bashkëshorti i saj Lindi Flamuraj rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shkak për sherrin mes çiftit ishte bërë xhelozia.

“Kjo është një lagje shumë e qetë. Ne kemi njerëz që ecin gjatë gjithë kohës. Thjesht rrallë ndodh diçka këtu. Është West Side of Worcester,” dhe nuk ka probleme ka rrëfyer një banor .

Ndërkohë, deri më tani nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, por ajo që raportohet është se autori është shtruar në spital i plagosur, pasi ka pësuar dëme gjatë konfliktit me të shoqen, ngjarje që përfundoi me vrasjen e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re