Sipas mediave amerikane, të dielën rreth orës 11, nga zjarri që shpërtheu në zonën Tremont të Bronksit, kanë humbur jetën 19 persona, njëri prej tyre fëmijë dhe mbi 63 të tjerë janë plagosur.

Tridhjetë e dy persona pësuan lëndime të rrezikshme për jetën, thanë punonjësit e shëndetësisë.

“Ky do të jetë një nga zjarret më të këqija që kemi parë këtu në kohët moderne në Nju Jork”, komentoi Eric Adams, kryebashkiaku i Nju Jorkut.

Sipas zyrtarëve, zjarri ka rënë në një apartament dykatësh në katin e tretë të 19-të të pallatit.

Komisioneri i FDNY Daniel Nigro vuri në dukje se flakët përfshiu dy kate, por tymi kishte depërtuar në të 19 katet e ndërtesës.

“Presim vdekje të shumta”, thotë Nigro, duke shtuar se shkaku i të gjitha lëndimeve ishte thithja e tymit, por se askush nuk pësoi djegie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re