Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dukat, ku 67-vjeçari ka spërkatur veten me benzinë në banesën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, teksa një 67-vjeçar ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke u djegur me benzinë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dukat, ku 67-vjeçari ka spërkatur veten me benzinë në banesën e tij dhe më pas ka ndezur flakën. Ai ka marrë plagë të rëndadhe u transportua drejt Tiranës, për mjekim të specializuar.
Policia ka niusur hetimet për të zbulaur rrethanat që e çuan 67-vjeçarin drejt aktit ekstrem.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në fshatin Dukat Fshat, në banesën e tij, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë shtetasi A. L., 76 vjeç, i cili do të transportohet drejt spitalit të Tiranës, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
