Autoritetet në Greqi u alarmuan mbrëmjen e së martës pas humbjes së një fëmijë 6 vjeç në Kifisia.

Rainer Jason Pedersen ndodhej bashkë me gjyshen në shtëpinë e nënës së tij amerikane rreth orës 20:40.
Në një moment 6 vjeçari dëgjoi një zhurmë në derë dhe mendoi se erdhi nëna e tij. Ai hapi derën dhe pa një burrë që kishte vënë kapuç në fytyrë dhe rrëmbeu fëmijën.
Autoritetet kanë shpallur në kërkim të dyshuarin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Avokati i familjes tha se pavarësisht se shtëpia nuk kishte kamera, ngjarja është kapur nga kamerat e fqinjëve.
Burri mbi 45 vjeç, rreth 1.80 cm i gjatë dhe me peshë pak mbi normalen ka mbërritur në zonë me një furgon.
Avokati deklaroi se nëna e djalit ka patur zënka me babin e tij kohëve të fundit dhe nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së tij në këtë ngjarje.

Babai i 6 vjeçarit është me origjinë norvegjeze dhe jeton në vendin e tij kurse fëmija jeton me nënën e tij.

Mësohet se çifti ka patur mjaft polemika mbi kujdestarinë e fëmijës.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re