Një dramë e vërtete, ajo që ka ndodhur në very të Italisë në zonën e Trevisos në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Katër të rinj, mes tyre një djal shqiptar, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi rreth orës 02:00 pas mesnate, në komunën Godega di Sant’Urbano.

Katër shokët po ktheheshin nga një feste  dhe ishin duke udhëtuar  me një “Volkswagen Polo” në kohën kur shoferi ka humbur kontrollin e mjetit.

Mjeti doli jashtë rrugë dhe pasi u batua disa herë, u perplas ne fund edhe me nje peme. Kjo gjë ishte fatale për katër të rinjtë të moshës nga 18 deri në 20 vjec.

Ata kanë gjetur vdekjen në vend pa i dhënë mundësi mjekeve të ambulances që ti japin ndihmën e parë dhe ti dërgojnë në spital.

Viktimat sipas mediave italiane jane te gjithe banues ne zonen mes Cordignano dhe Orsago, behet fjale per te rinjte me iniciale:  D.D.R., 18 vjec, M.D.R., 18 vjec, X.K., 19 vjec, ( me origgjine shqiptare) dhe, D.O.,  19 vjec

I riu shqiptar me iniciale X.K., jetonte prej vitesh ne kete zone te Trevisos me familjen .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re