Skip to content

Tmerr në metronë e Brukselit: i riu shtyn të renë mbi shina

Një video e një situate të tmerrshme në Brukseli është bërë shumë shpejt virale. Sipas mediave, ajo është filmuar të premten në orën 19:45 në metronë e kryeqytetit belg, njëherësh dhe kryeqytetit të BE-së.

Një i ri, siç tregon video, shtyn një të re në shina pak para kalimit të tramvajit.

Për fat të mirë, tramvaji arriti të ndalojë në kohë.

Nuk ka ende detaje mbi motivet e këtij akti apo se kush janë i riu dhe e reja.