Një 41-vjeçar, shtetas i Serbisë, e ka therur për vdekje gruan e vet 45-vjeçare dhe e ka plagosur rëndë vajzën e tyre 10-vjeçare, për t’u vetëvrarë në fund duke u hedhur nga kati i pestë i ndërtesës, raportojnë mediet austriake.
Policia të hënën pasdite ka gjetur trupin e një burri në trotuar, ndërsa kur ka tentuar të hyjë në banesë dera ka qenë e mbyllur. Atëherë është thirrur njësia speciale për të intervenuar.
Kur kanë hyrë në banesë, policët janë përballur me një skenë të tmerrshme. Në dysheme ka qenë trupi i pajetë i gruas me më shumë plagë të shkaktuara me thikë dhe vajza e plagosur rëndë dhe pa ndjenja. Fëmija menjëherë është dërguar në spital ku mjekët luftojnë për ta mbajtur në jetë. Mediet jozyrtarisht raportojnë se edhe ajo është therur me thikë.
Tragjedia familjare ka ndodhur në komunën e dytë vjeneze Leopoldstadt. Policia vazhdon t’i hetojë motivet për masakrën dhe tash për tash ka publikuar vetëm se besohet se burri është vetëvrarë pasi që i ka therur partneren dhe fëmijën dhe se vajza 10-vjeçare është fëmijë i dy të ndjerëve. g.e

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re