Parlamenti Evropian  ka vendosur të pezullojë Aung San Suu Kyi, një fituese e Çmimit Sakharov, nga komuniteti i këtij çmimi ndërkombëtar.

Vendimi u mor për shkak të mungesës së veprimit dhe pranimit të krimeve të kryera kundër komunitetit Rohinja në Mianmar, tha PE në një deklaratë.

Suu Kyi fitoi Çmimin Sakharov në 1990, por arriti ta merrte atë vetëm 23 vjet më vonë, pasi u la e lirë nga arresti shtëpiak.

Si e burgosur politike për një kohë të gjatë, para se të vinte në pushtet, Suu Kyi u admirua për luftën e saj jo të dhunshme kundër sundimit ushtarak në Mianmar.

Ajo gjithashtu fitoi çmimin Nobel për Paqen në 1991, por vitet e fundit komuniteti ndërkombëtar e ka refuzuar atë për shtypjen e rohingya-ve në Mianmar.

Por ajo ka mohuar në mënyrë të përsëritur pretendimet se ushtria e Mianmarit ka kryer gjenocid kundër komunitetit musliman Rohinja.

Më shumë se 700,000 rohinja u larguan në Bangladeshin fqinj për shkak të brutalitetit ushtarak.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re