Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka publikuar foton e dy të rinjve, që sipas tij, janë dhunuar nga policia gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Noka shprehet se efektivët s’duhet të shfrynin me dhunë ndaj të pafajshmeve, tmerrin e kryeministri Edi Rama ndaj protestës.

“Banditët me uniforme duhet të dinë një gjë, tmerrin e Ramës e Ballës ndaj protestës madhështore nuk duhej ta shfrynin me dhunë ndaj të pafajshmeve. Urdhëruesit do t’i braktisin siç po braktis Rama bashkëpunëtoret e tij një e nga një.

Do përballen me ligjin dhe demokratet. Asgjë nuk harrohet e sidomos kjo barbari ndaj dy te rinjve të pafajshëm, Andrea Malia e Kindi Toli. Çdo kapërcim ligji do shpaguhet. Ne nuk harrojmë këtë dhunë barbare ndaj njerëzve tanë që protestuan qytetarisht e paqësisht”, shkruan Noka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re