Jeta e një 22-vjeçareje të ardhur në Volos te Greqise nga Shqipëria, ku familja e saj e detyroi të martohej në moshën 18-vjeçare, ka elemente thriller dhe drame.

Policia dhe Prokuroria greke nuk kishin hasur asnjëherë në histori një rast të ngjashëm, me viktima një grua dhe fëmijën e saj dy vjeç.

 

Ishte dëshmia e 22-vjeçares qe tronditi gjyqtarët dhe hetuesit.

Gruaja 22-vjeçare erdhi në Volos në vitin 2021 nga Shqipëria, pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, një person mizor, “i egër” dhe nuk mësoi kurrë të fliste greqisht, sepse nuk ishte lejuar te kishte kurrë kontakt me asnjë njeri.

 

Ajo dhe fëmija i saj që jetoi abuzimin që nga barku i nënës së tij, jetonin brenda një shtëpie të mbyllur.

Me të mbërritur nga Shqipëria në Volos, bashkëshorti e ka ndaluar 22-vjeçaren të ketë çdo kontakt me botën e jashtme dhe shtëpia e tyre dukej e pabanuar.

E ka rrahur rëndë kur u bë e ditur gjinia e fëmijës pasi nuk donte vajzë dhe rrahjet ishin përditshmëria e 22-vjeçares.

Kur lindi fëmija, ata jetuan për pesë muaj me qepena të mbyllura. Nëna dhe foshnja nuk e panë dritën e diellit. Vetëm në oborr u lejuan të dilnin, pas pesë muajsh. “Druri” ishte i përditshëm dhe i pamëshirshëm dhe nëna nuk lejohej as të vizitonte mjekun për vaksinat e fëmijës dhe as të thërriste një mjek në shtëpi. Pazarin e bente  28-vjeçari, i cili herë punonte në ndërtim e herë në blegtori.

Mbrëmjen e te premtes ne episodin e radhes te dhunes, ulerimat e gruas mobilizuan lagjen.

 

Fqinjët dolën jashtë shtëpisë dhe trokitën në dyer ndërsa thirrën policinë. Pasi 28-vjeçari kuptoi se nuk kishte asnjë kërcënim, burri hapi derën e pasme për të shpëtuar por fqinjët e ndaluan  derisa mbërriti policia.

Po e mbystePolicia e arrestoi dhe kur hynë në shtëpi panë një lëmsh ​​njeriu në një cep. Ishte nëna me vajzën e saj dyvjeçare. Nëna që kishte përqafuar fëmijën e saj ishte e mbuluar me gjak dhe me shenja mbytjeje. Menjëherë është lajmëruar ambulanca dhe gruaja dhe fëmija janë dërguar në spital. 22-vjeçarja nuk dinte greqisht dhe me ndihmën e një bashkatdhetari u shpjegoi mjekëve dhe policisë se burri po tentonte ta mbyste.

“Jam dhunuar per vdekje. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, tha ajo në dëshminë e saj dhe e cilësoi burrin e saj si një njeri që ndiqte rregullat e mafies.

28-vjeçari është dërguar dje në hetuesi dhe i është kërkuar afat për ditën e martë, ndërsa nëna dhe fëmija janë nën mbrojtje me urdhër të prokurorit. Në daljen e tij para organeve të akuzës, autori ka mbetur pa fjalë dhe duket se nuk ka kuptuar as seriozitetin e ngjarjeve, as rëndësinë e referimit para drejtësisë për krime./ gegonota.news

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re