Zgjidhje të menjëhershme kërkon Presidenti Ilir Meta për situatën e krijuar në Kakavijë. Përmes një qëndrimi në rrjetin e tij social ku shprehet i shqetësuar për problematikën e rëndë të krijuar në pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, kreu i shteti i bën thirrje urgjente qeverisë dhe ministrisë së jashtme të komunikojnë më Athinën zyrtare për të lehtësuar dhe garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve drejt fqinjit tonë.Madje Ilir Meta shkon edhe me tej kur thote se për shkak të grumbullimeve të njerëzve në pritje për të kaluar kufirin janë të ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit dhe përhapjes së virusit.

Në këtë situatë ku prej tre ditësh janë me mijëra qytetarët që presin në radhët kilometrike për orë të tëra për të kaluar kufirin nga dogana e Kakavijës, Ministria e Jashtme thotë se autoritetet greke priten të marrin masa të tjera lehtësuese, deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.

Masa e ndërmarrë deri më tani është shtimi i personelit shëndetësor me qëllim për të proceduar më shpejt, por as ajo nuk e ka lehtësuar situatën. Radhët janë ende të pafundme dhe njerëzit qëndrojnë në pritje për orë të tëra në pikun e të nxehtit.

Ministria jonë e jashtme u kujton qytetarëve se testin për Covid mund ta kryejnë edhe në institucionet e licencuara shqiptare, ta përkthejnë në anglisht dhe t’ua paraqesin autoriteteve doganore pasi pala greke e njeh si dokument.

Shkak i këtij fluksi qytetarësh dhe mjete të transportit të mallrave janë bërë disa vendimmarrjeve të njëanshme të Greqisë.

Pas datës 16 Gusht, çdokush që do të hyjë në Greqi nga Shqipëria do të vetizolohet për gjashtë ditë, prej disa ditësh, nga ora dhjetë e mbrëmjes deri në gjashtë të mëngjesit, dogana e Kakavijës dhe Kapshticës jane te mbyllura nderkohe të gjitha pikat e tjera të kalimit kufitar tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë, kjo e fundit i ka mbyllur, me përjashtim vetëm të rasteve shumë urgjente.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re